Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama kanë mbërritur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në homazhet që po kryhen në nder të kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në Katedrale kanë mbërritur dhe Presidenti Bajram Begaj, e ngarkuara me punë e SHBA Nency VanHorn, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryeministri grek Mitsotakis, ministra dhe politikanë, përfaqësues të komuniteve fetare dhe personalitete të shumta.

Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore.

Katedralja “Ngjallja e Krishtit” do të jetë tashmë streha e tij e fundit. Si një përmbushje e amanetit të tij, por edhe traditë e ortoksisë varri i kryepeshkopit do të jetë brenda kësaj Katedraleje.

Ndërkohë jashtë Katedralës ka një numër shumë të madh qytetarësh dhe besimtarësh.