Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje partive politike që të fillojnë nga puna për Reformën Zgjedhore.
Celibashi tha duhet të dëgjohet edhe zëri i KQZ dhe aktorëve të tjerë jashtë politikës dhe nuk duhet partitë politike të gjithë të drejtën në procesin e administrimit të zgjedhjeve.
“Të fillojë dhe të përfundojë sa më shpejt reforma zgjedhore.
Ka ardhur koha që reforma zgjedhore të jetë vërtetë serioze në kuptimin e asaj se ca duhet të reformohet te sistemi i zgjedhjeve, jo vetëm si mënyra e përkthimit të votave në mandateve, po ka nevojë sistemi i administrimit dhe menaxhimit të modernizohet dhe të ketë më shumë qartësi, transparencë.
Ka nevojë të dëgjohet zëri i KQZ, por edhe aktorëve të tjerë jashtë politikë. Do duhet që të mos kenë vetëm partitë politike të gjithë të drejtën në procesin e administrimit të zgjedhjeve në nivelet e dyta dhe treta. Kjo është domosdoshmëri, shpresoj të ndryshojë në të ardhmen”, tha Celibashi.