Ministri i Financave Petrit Malaj, në fjalën e tij dha detaje për projekt-buxhetin e vitit 2025.

Malaj tha se buxheti i 2025 është më i madhi në historinë e Shqipërisë. Ai tha se në këtë buxhet parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale. Sipas tij, buxheti e ul borxhin publik në 55 përqind nga mbi 70 përqind që ishte në vitin 2013.

Ministri Petrit Malaj: Buxheti i 2025 është më i madhi që ka njohur Shqipëria. Është buxhet që ka më shumë investime kapitale, ka alokuar fonde për çështjet sociale.

Shqipëria është ndër vendet që shpenzon më tepër në rajon për çështjet sociale. Është buxhet që ul borxhin publik. Borxhi publik po shkon në 55 përqind.