Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar i revoltuar pasi një autobus i “Green Line” shpërtheu në flakë ditën e sotme pranë Ministrisë së Jashtme.

Braçe thotë se ishte në terren dhe u bë dëshmitar i këtij incidenti, që fatmirësisht përfundoi pa persona të lënduar. Braçe shprehet se këta autobusë nuk përmbushin kushtet dhe ofrojnë një shërbim të dobët.

Ai kërkon që kompania të mbahet përgjegjëse për të tilla ngjarje.

“Transporti publik në Tiranë duhet të ndryshojë totalisht

Kompanitë e transportit që kanë marrë me kontratë këtë shërbim, nuk përmbushin në mënyrë të ndjeshme kushtet, veçanërisht cilësinë e shërbimit.

Autobuse për në koshin e plehrave -aq të vjetër janë;

Totalisht të papërshtatshëm për trafikun e Tiranës;

Pis e zhul, NDOTIN po aq e në fund edhe TË RREZIKSHËM sa kohë që ju ndodh të marrin edhe zjarr, për më tepër kur është ftohtë;

Isha në terren dhe pashë se si mori zjarr!

Duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe këto kompani duhet të mbajnë përgjegjësi një herë të vetme”, shkruan deputeti socialist