Fjala e lirë ka filtra!

Kush e kupton cfarë ka dashur të thotë autori me këtë shprehje!

Ah, se harrova ! Autorja është Zhaklin Lakatari.

Kush është kjo do pyes ndonjë?!

Po ajo mo që flet për seksin , do thoshte dikush tjetër!

Po le ti lem këto,  të gjith e njohim Zhaklinën si vajzën pa tabu, që flet për tabut seksuale!

E njohim si feministe, që mbron të drejtat e grave. E që nuk le protestë pa marë pjesë!  Rremben  mikrofonin e  mban ligjërata për lirinë, sidomos atë grave! Dhe fundja mirë bën!

Por mesa duket Zhaku paska pak problem me fjalën e lirë!

Këtë të fundit e dashka me filtra! E pse?!

Jo me filtra instagrami, jo, por e dashka  me filtra të vërtetë!

Jooo! Po mo po…

Zhakut do t’i  vërë filtra mendimit!

Se për dreq kjo gjuha shqipe i ka fjalët më shumë kuptime, dhe nëse themi të vërtetën, keqkuptohet!

Pasi I cliroi shqiptarët nga të gjitha tabut, kuptohet dhe ato seksuale, Zhaklinën tani e shohim në një nivel më të lartë professional.

Për të gjithë ata që ndjekin  BBVA, tashmë e dinë se opinionet  më të vyera në atë panel dalin nga goja e Zhaklinës.

I fundit ishte ai I mbrëmshmi , ku në debat e sipër me protagonistin e BBVA, Luizin na tregoi se c’do të thotë fjalë e lirë.

Zhaklin Lakatari, ose sic e thërrasin me përkëdheli  Zhaku, na tregoi se fjala e lirë na paska filtra!

Po po, Zhaku na mësoi se liria e fjalës kalon nëpër filtra, dhe sipas saj, kjo ndodh kudo në perëndim. Dhe pikërisht tani që ne jemi hapur me perëndimin duhet të mësohemi me këto “filtrat e Zhakut” te fjala e lirë!

Epo dikush duhet t’i thotë kësaj vajze se, ose ka fjalë të lirë ose nuk ka!

Dhe se nuk ka fjalë të lirë me filtra, pasi ndryshe quhet  censurë!

Se na habite fare Zhak!

Tani lind  pyetja, nëse  Zhaku e mendon vërtete që fjala e lirë ka filtra, apo meqënëse  ishte e ulur në karrigen e opinionistet duhet të thoshte atë që tha.

Nejse, herë tjetër Zhak mendohu një cik, po një cik fare më shumë , pare se të thuash ndonje “opinion të vyer” tëndin.

Se jo për gjë po I bën lëmsh më shumë njerzit me ato që thua!