Komisioni i Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur përjashtimin me 10 ditë të 26 deputetëve të opozitës që bllokuan punimet e Kuvendit, bazuar në kërkesën e mazhorancës për marrje disiplinore ndaj tyre.

PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për deputetët: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.

Këta të fundit zaptuan dhe rrëmbyen karriget e ministrave këtë të enjte, për të bllokuar zhvillimin e seancës plenare.

Kjo, pasi sipas tyre, Rama nuk i njeh si përfaqësues të PD, por njeh Lulzim Bashën.

Çështje që në fakt e ka vendosur Gjykata, jo Edi Rama.

Ndaj dhe siç tha Bujar Leskaj një ditë më parë, ata do sakrifikohen për Berishën.