Vijojnë me intensitet reshjet e borës në qarkun e Kukësit, të cilat kanë nisur prej mëngjesit të ditës së shtunë.
Për këtë arsye Drejtoria e Policisë në këtë qark ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane e rurale, për t’ju ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e automjeteve.
Aktualisht akset rrugore në njësitë administrative Arrën, Kalis dhe Zapod, janë të bllokuara teksa Rruga e Kombit dhe akset e tjera rrugore janë të kalueshme.
Kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës