Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka nisur vizitën e tij të parë në vendin tonë, ndërkohë që avioni i tij zbriti sipas orarit në tokën shqiptare. Në pritje të Blinken, i cili shoqërohet nga ish-ambasadorja Yuri Kim, në Rinas ishte ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe ambasadori amerikan në Tiranë, David Wisner.

Pasi u takua me zyrtarët, eskorta e Blinken u nis drejt Tiranës, ndërsa të gjitha rrugët janë të ‘fortifikuara’ nga policia dhe nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve.

foto galeri

foto galeri foto galeri

Gjatë vizitës që pritet të zgjasë disa orë, pjesë e turit që nis në Shqipëri dhe përfundon në Berlin, zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me presidentin e vendin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.