Bledi ka shprehur zhgënjimin e tij kundrejt Kiarës, pasi ajo nuk e falenderoi për faktin që ai zgjodhi të linte lojën në Big Brother, që mos të ndante atë nga Luizi.

Gjatë ditës së sotme ai ka pasur një debat të ashpër me të. Ai është shprehur se Kiara është një vajzë e mirë, por jo lojtare e mirë. Luizi e ka kundërshtuar duke thënë se Kiarën mund ta nxirrnin jashtë vetëm dy banorë, ai dhe Olta. Më pas Bledi tha se nëse Kiara nuk do të ishte në një marrëdhënie me të, do ishte larguar prej kohësh nga shtëpia.

Bledi: Kiara, jam 50 vjeç, kam kaluar shumë gjëra, jam plot me jetë.

Bledi: Suksese ti, se ti je  e re, ndërsa unë…universitet, karrierë, basketboll, udhëtime, ça kam dashur në këtë jetë e kam bërë.

Kiara: A je i qartë se kë ke përballë?

Bledi: Patjetër, edhe? Kiara je vazjë e mirë, jo lojtare.

Kiara: Ik o Bledi merru me Qetsorin.