Forcat e policisë dhe BKH kanë rrethuar pasditën e sotme vilën e ish-zëvëndeskryeministrit Arben Ahmetaj në Gjirin e Lalëzit.

Burime zyrtare i thanë CNA.al se është kryer verifikimi i plotë i objektit, procedurë e cila zbatohet në momentet e fillimit të hetimit pasuror.

Mësohet se policia dhe oficerët e BHK janë larguar pasi kanë kqyrur vilën për të kryer verifikimin e plotë për hetimet e filluara.

Vila në gjirin e Lalëzit është në pronësi të bashkëjetueses të Ahmetaj dhe ky i fundit nuk e ka mohuar dhe ka theksuar se është blere me vlere 240 mijë euro nga një biznesmen.

Ish-zv. kryeministri ka qenë në qendër të akuzave nga disa media të cilat janë në ortakëri dhe të paguara nga pronarët e aferës të inceneratorëve, q e akuzojnë Ahmetajn si një bashkëpunëtor të tyre./CNA.al