Plani Urkania u diskutua sot në një bisedë telefonike midis Presidentit të Finlandës, Alexander Stubbs, Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

“Pata mundësinë të flas me Presidentin Trump, së bashku me Kryeministrin Meloni. Dhe sigurisht, diskutuam situatën, Planin 28-pikësh dhe disa zhvillime mbi planin e paqes këtu në Johanesburg”, tha Presidenti finlandez për AFP në margjinat e Samitit të G20 ku merrnin pjesë dy zyrtarët evropianë.

“Presidenti Trump iu përgjigj telefonit në orën 5:00 të mëngjesit të së dielës në Shtetet e Bashkuara, gjë që tregon se ai po punon ditë e natë për të arritur një marrëveshje paqeje në luftën e Rusisë kundër Ukrainës”, shtoi ai.

Burimi: APE