Drejtuesi teknik i një kantieri ndërtimi ka rënë në prangat e policisë së Peqinit pas vdekjes së një inxhinieri.
Guri Dashi, 42-vjeç ra nga lartësia teksa teksa po kontrollonte punimet e një ure në fshatin Paulesh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç”, njoftoi sot policia.
