Një vajzë e re ka gjetur vdekjen pasi ra nga lartësia e një pallati 10-katësh në qendër të qytetit të Lushnjës rreth orës 15:30 të së shtunës.

Viktima nuk është identifikuar ende, pasi asnjë nga banorët e pallatit nuk e njeh atë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e emrit të saj dhe zbardhjen e ngjarjes.

Ende nuk është e ditur nëse e reja ka rënë aksidentalisht nga lartësia apo kemi të bëjmë me një vetëvrasje.