Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha sot, të enjten, 3 tetor, se po zhvillohen “diskutime” për sulme të mundshme izraelite në objektet e naftës iraniane, pas sulmit me raketa balistike të Iranit në tokën izraelite të martën.

Pyetjes: “A jeni dakord me sulmet izraelite në infrastrukturën e naftës të Iranit?”, presidenti amerikan u përgjigj: “Ne jemi duke e diskutuar këtë çështje. Besoj se do të ishte pak…” pa e përfunduar fjalinë e tij.

Menjëherë pas deklaratës së Bidenit, çmimi i naftës u rrit ndjeshëm. Pasditen e sotme, nafta e papërpunuar amerikane WTI arriti në 73,12 dollarë për fuçi (+4,34%), ndërsa Brent i Detit të Veriut u rrit me 3,95%, duke arritur në 76,81 dollarë për fuçi./ kohajuaj