Sali Berisha në një komunikim me qytetarët të hënën përsëriti akuzat në drejtim të ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.
Sipas tij, kryediplomatja amerikane ka tejkaluar çdo lloj limiti “të mandatit të saj, të normave, të respektit, të sovranitetit të një vendi”.Berisha u shpreh se i ka bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA, FBI, të hetojë aferat korruptive, përfshirë pronat që sipas tij Kim ka në Shqipëri.
“Unë kam zgjedhur të mbroj interesat e publikut shqiptar duke e denoncuar atë në çdo rast. I kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA, FBI, të hetojë aferat korruptive, përfshirë pronat e saj në Shqipëri. I garantoj se PD është e gatshme të ndihmojë në transparencën e këtij hetimi”, tha Berisha.