Sali Berisha sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumani pasi u paraqit për masën “detyrim paraqitje” për aferën Partizani.
“Siç jeni informuar, për 6 ditë më radhë qytetarët e Elbasanit, pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qytetit. Ky krim i rëndë mjedisor, si krimi rëndë ciklik në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni, se i ka shpallur krime të rënda.
Ky mercenar i Ramës ka vendosur institucionin, në funksion fund e krye të partisë së krimit. Të digjet fusha e plehrave në Vlorë, çdo tre muaj, të marrin vlonjatët gjer edhe dioksid, pa diskutuar efektet e mirëfillta kancoregjene, të gjitha këto nuk ekzistojnë se ky është peng i verbër i Ramës dhe Ulsi Manjës.
Ka amnistuar dhe amniston krim monstruoz. Farsa 11 majit, ishte krim universal. Të gjitha, shkeljet e mëdha ligjore, amnistohen nga njeriu që njoftoi Troplinët të largohen pa urdhrit që erdhi nga prokuroria italiane, se është një shërbëtor i tyre”, tha Berisha.