Kreu i Partisë Sali Berisha ka hedhur kritika për qeverinë, lidhur me menaxhimin e zjarreve në vend, ku situata paraqitet më kritike në Delvinë dhe Gramsh.

Nga konferenca për shtyp, Berisha tha se Delvina dhe zonat e tjera të prekura, duhet të ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore. Kryedemokrati tha se paratë që duhet të bliheshin avionë zjarrfikës, janë shpenzuar në charter”.

“Po të kishte qeveri të vërtetë nuk mund të diskutohet që Delvina dhe zona të tjera sot, do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore. Por kur nuk ka qeveri dhe ka narkoqeveri, ndonjë ndryshim të madh kjo nuk bën. Edhe njëherë. Me 21 mln euro çarter, avion në dispozicion të shpenzuar personalisht nga Edi Rama.”-tha Berisha.