Kreu i LZHK, Dashamir Shehu, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh se duhet të krijohet një grup partish me lista të përbashkëta, si e vetmja mënyrë për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama.

Ai ka shtuar se PD dhe lidershipi i tij, nuk është më i mjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë në pushtet.

“Të krijojmë një grup partish me lista të përbashkëta.

Lufta politike nuk është shumatore partish elektorale, por edhe opinionesh.

PD me lidershipin e tij nuk është i mjaftueshëm për të rrëzuar Edi Ramën.

Propozimi mbledh të gjithë ata që nuk e gjejnë veten të përfaqësuar nga grupi i PD dhe PS”, shprehet ai.