Në komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pasur debate mes anëtarit Ilir Rusmajli dhe përfaqësuesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ilir Rusmajli: Me cilën nga partitë e koalicionit ka lidhje Sali Berisha?
Përfaqësuesit e koalicionit: Në raport me të gjitha partitë, është lideri historik i PD.
Ilir Rusmajli: Është kryetari i ndonjë partie?
Përfaqësuesit e koalicionit: Drejtojuni Gjykatës.
Ilir Rusmajli: Është deputet?
Përfaqësuesit e koalicionit: Jo është i pavarur.
Ilir Rusmajli: Është anëtarë i forumeve drejtuese?
Përfaqësuesit e koalicionit: Berisha ka qenë kryeministër, kur ti ka qenë zv i tij.
Ilir Rusmajli: Na intereson momenti aktual. A është apo jo kryetar i ndonjë partie?
Përfaqësuesit e koalicionit: Nuk e e kërkon ligji.
Ilir Rusmajli: Keni marrë pëlqimin e deputetit Sali Berisha kur keni bërë këtë njoftim?
Përfaqësuesit e koalicionit: Është bërë nga Endrit Braimllari. Marrëdhëniet me KQZ, përfaqësohen nga Partia e Lirisë si parti udhëheqëse.
Ilir Rusmajli: Parti udhëheqese? Ku është shkruar?
Përfaqësuesit e koalicionit: Në marrëveshje.
Ilir Rusmajli: Është pra e shkruar në marrëveshje
Përfaqësuesit e koalicionit: Është detyrim ligjor.
Ilir Rusmajli: Duhet të jemi të qartë. Fakti që politikisht koalicioni udhëhiqet nga Berisha është publike, por po flasim për raportin juridik. U trembëm dhe thamë mos është mbledhur forumi është shkarkuar Ilir Meta dhe është vendosur Sali Berisha. E eliminojmë, se raport juridik me Berishës dhe Partisë së Lirisë nuk ka.
Përfaqësuesit e koalicionit: Fakti që trembeni, do të thotë se keni trauma nga marrëdhënia juaj e dikurshme me Sali Berishën.