Ish-kryeministri Sali Berisha është i pakënaqur nga mbrojtja që i kanë bërë të tijët, duke përfshirë edhe rrëzimin e çështjes nga Kushtetuesja, teksa ka mbetur i zhgënjyer nga pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në protesta, mëson Voxnews.al.
Burime nga PD bëjnë me dije se një një takim me krerët e PD-së, zyrtarë të lartë dhe deputetë që ka zgjatur rreth 4 orë, me praninë e Flamur Nokës, Oerd Bylykbashit, Luçiano Boçit e të tjerë, Berisha ka kërkuar angazhim më të madh në protesta.
Berisha është konsultuar edhe me juristë mbi rrugën që duhet të ndjekë dhe nëse do të duhet masën që mund të japë gjykata ta zbatojë në shtëpi, apo në seli.
Berisha kërkuar angazhim të plotë të të gjitha strukturave për pjesmarrje masive në protestë.
Dy protestat e fundit kanë qenë me pjesëmarrje të ulët e për këtë kërkon më shumë angazhim, duke shprehur pakënaqësinë e tij.
Për këtë arsye ka thirrur mbledhje urgjente të Kryesisë.