Sali Berisha në një prononcim për media, pasi doli nga seanca në Kuvend, është pyetur lidhur me deklarata e Gazment Bardhit, i cili vite më parë e akuzonte Berishën se kishte lidhje me Suel Çelën. Berisha i cilësoi këto si deklarata politike.
“Deklaratat politike, janë politike, nuk kanë asnjë vlerë. E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha Suel Çelën, dhe çdo Suel Çelë.
Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, është shumë evidente, provohet në të gjitha dokumentet se ai është marr me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë, është edhe Taulant Balla.
Dhe një tjetër që është shpall anëtar i asaj bande, tha që kryetari i vërtetë është Edi Rama dhe ai i din”, tha ai.