Ndonëse një ditë më parë e braktisi aleatin e tij në protestën kundër drejtësisë, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është kujtuar sot t’i dalë në mbrojtje Sali Berishës, një ditë pasi iu komunikuan akuzat për dosjen “Partizani”.
Ai sulmoi SPAK duke thënë se nën drejtimin e Altin Dumanit është kthyer në vrasës me parapagesë, njëjtë si Nuredin Dumani.
“Ky vendim pa asnjë baze ligjore ndaj Sali Berishës në vitin elektoral përfshirë izolimin dhe pamundësimin e aktivitetit të tij si lider i Partisë Demokratike dhe si deputet, është dëshmi e qartë se SPAK nën drejtimin e Dumanit është shndërruar në një “vrasës me pagesë” më i egër dhe më i padenjë se vetë Nuredini.
Vendimi i organizatës kriminale mercenare SPAK për të marrë të pandehur Berishën, i diktuar nga Edi Rama për asgjësimin e opozitës”, tha mes të tjerash Meta.