Me bindjen se më 11 Maj do të fitojë, Sali Berisha foli në konferencën e sotme për mediat për tarifat doganore të Donald Trump, nga të cilat preket edhe Shqipëria.

Mirëpo, Berisha ‘harroi’ që është non grata dhe faktin se DASH e përmendi në raportin e fundit, ndërsa tha se pas 11 Majit do të negociojë me amerikanët për të hequr tarifat.

“Një gjë dua të ju them. Që kur ka dalë kjo çështje, unë e kam ndjekur, por çfarë kam konstatuar. Në disa shkrime serioze, kam konstatuar vendet e tjera kishin vendosur kishin vendosur tarifa shumë më të larta ndaj prodhimeve amerikane se sa SHBA ndaj vendeve të tyre.

Ky ishte një studim krejt i paanshëm, madje mund të thosha një studim nga linja që nuk janë shumë në këtë orientim. Nëqoftëse një veturë jo prodhim amerikan, tarifohej me 3% në SHBA, vetura amerikane tarifohej me 10%, me trefishin e saj.

Por reale, mund të them se kishte vend që kishte 17% tarifën, ndërkohë që SHBA e kishte tarifën 3% për ta. Çështja e tarifave është një çështje globale e cila nuk mund të jetë njëanshmëri, nuk shkohet me njëanshmëri se dihet ndikimi që ka në prodhim.

Ajo që dëgjuat këtu, ‘Made in Albania’ është drejtim themelor i kohës për ekonominë. Prodhim, prodhim, prodhim. Sepse shpërndarja e pabarabartë e prodhimit, rënia vetëm pas komponentit financiar, rrezikojnë për ekonomi jo të qëndrueshme.

Pra ky është komenti im për tarifat, negociata, negociata, negociata, pas 11 majit”, tha Berisha.