Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi nën akuzë për aferën Partizani kanë shkelur arrestin e shtëpisë dhe kanë takuar një grup gazetarësh të emisionit investigativ Report në Rai Tre në Itali për të dhënë një intervistë.

Me zë dhe figurë, Sali Berisha shfaqet në një ambient të përbashkët me dhëndrin e tij dhe grupin e gazetarëve duke shkelur hapur ligjin që e ndalon atë dhe dhëndrin të takojnë njëri tjetrin e po ashtu persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjetojnë.

Si Berisha dhe Malltezi këtë herë kanë kaluar vijën e kuqe, ndonëse deri më tani drejtësia e ka bërë një “sy qorr dhe një vesh shurdh”, për daljet çdo natë të Sali Berishës në dritaren e ballkonit të shtëpisë duke mbajtur fjalime para militantëve.Por, ndonëse më parë ka komunikuar, këtë herë shkelja është edhe më e rëndë pasi përveçse ka takuar njerëz përveç bashkëjetuesve, ka dalë dhe me figurë në një televizion italian duke sfiduar drejtësinë.