Për Sali Berishën, burgimi i dhëndrit të tij është politik, çka sipas tij do të thotë diktaturë, ndaj ai shprehet se po lufton diktaturën.

“Burgimi politik do të thotë diktaturë. Berisha po lufton diktaturën, është arrestuar një njeri që nuk është pyetur kurrë në jetën e tij, sepse frikacakët, mercenarët nuk kanë guxuar ta pyesin sepse dorëzoi çdo mashtrim çdo falsifikim”, tha Berisha