Mimoza Paja bënte disa punë për të siguruar të ardhura, por puna si banakiere në lokalin e lagjen i mori jetën, kur persona qëlluan me kallashnikov të dielën në mbrëmje.

Fqinjët e 58-vjeçares tregojnë për jetën e vështirë të së ndjerës, që mbylli sytë tragjikisht një natë ma parë.

I ka vdekur burri. Ishte me qira, bënte tre punë. Ishte e sëmurë, ka tre vajza dhe një djalë. Ishte shumë varfër, ka vuajtur shumë. Mbesën që u plagosur e kishte shumë përzemër, ishte vajza e vajzës’, thotë një grua.

Ndërkohë, në shtëpinë ku Mimoza jetonte me qira janë hapur dyert e mortit. Trupi i saj do të përcillet sot pasdite në banesën e fundit, ndërkohë që ende nuk janë identifikuar autorët e atentatit që vranë 58-vjeçaren dhe plagosën pesë të tjerë.