Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zbuluar punën e parë që ai ka bërë.
Këlliçi ka treguar se kur ka qenë 17 vjeç, ka qenë teknik pulti në emisionin e parë radiofonik që realizonte pikërisht Arjan Çani, “Klani i Natës”.
Emisioni ishte në sezonin e dytë dhe roli i Belindit ishte në përzgjedhjen e muzikës dhe në ndihmën teknike.
“Isha 17 vjeç, kam qenë teknik pulti në emisionin e parë radiofonik që realizonte pikërisht Arjan Çani, “Klani i Natës”.
Emisioni ishte në sezonin e dytë dhe përzgjidhja muzikën dhe merresha me pjesën teknike.
Isha pas xhamit dhe pikërisht prej Çanit pëlqeva muzikën franceze,” tha Këlliçi për emisionin “Zonë e Lirë”.