Belind Këlliçi ka ndryshuar posterin e fushatës së tij, ku shfaqej me dy gishtat e mesit lart, pas reagimeve të shumta.
Posteri i ri tregon dy duart që bashkojnë majat në formë piramide ndërsa shoqërohen me sloganin: “Duart e Belos do ulin koston e jetesës në Tiranë.”
Me sa duket Këlliçi, pavarësisht se e mbrojti publikisht posterin me gishtat e mesit, ka reflektuar dhe ka ndërruar mëndje.
Kjo, për shkak se ndaj atij posteri reaguan të gjithë kundër.
Ndaj pa mbushur as 24 orë, Këlliçi e ka zëvendësuar, pasi i rezultoi një boomerang i madh.