Tashmë që Flamur Noka përfaqëson në kuvend, Partinë e Frontit të Majtë, të kryekomunistit Marko Dajti, Belind Këllici i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, shprehet I sigurtë në fitoren e tij përballë rivalit socialist, Erion Veliaj në Bashkisë e Tiranës.
Marrja e bekimit nga z. Berisha për kandimin e tij dhe shpresa se historia mund të përsëritet si në rastin kur z.Basha fitoi përballë Ramës në vitin 2011, me 1700 “votat e arta” të Partisë Komuniste të Hysni Milloshit dhe votave që numëronte Ristani në KQZ, kuptohet në varësi të gotave që kishte rrufitur para mbledhjeve të gjata, tashmë Këllici nuk ka nevojë as të bëjë fushatë, pasi fitoren e ka në xhep.
Se kuptoj pse lodhet duke bërë edhe nga ato premtimet, që me thënë të drejtën, kushdo që dëgjon, shkrihet gazit !
Transport publik falas, thotë Belindi!… Po mo, fiks fare…si ai, tramvaji i Tiranës që lëviz diku nëpër kryeqytet! Po se ku lëviz, nuk di kush të na e thotë ! Por, po e sigurt që lëviz ama, vetëm se njerzit nuk e shikojnë në asnjë cep.
Po po, e shkroi të zezë mbi të bardhë se: Unë, Flamur Noka, deputet i pavarur i Kuvendit të Shqipërisë, nga dt 27.03. 2023 do të përfaqësoj në kuvend Partinë Fronti i Majtë, duke i shtuar vetes dhe simbolin e partisë, yllin në ballë. Kjo lëvizje e tij i dha mundësinë dhe Markos të garojë për kryetar bashkie.
Por është po ky Flamur, tashmë me shkop të rëndë si numri dy i Partisë Demokratike (Foltores) që nuk lë studio televizive pa dalë, për të na dhënë leksione të djathta!
Ah se harrova le pastaj kur hap thesin e akuzave, se gjith këta të tjerët janë të shitur tek kryeministri Rama dhe blerë nga Erion Veliaj…
Inatin më të madh, kuptohet e ka me kandidatin e PD-së zyrtare, Roland Bejkon.
Si thotë?! Z. Bejko është futur në garë nga Erion Veliaj për t’i prishur punë Belind Këllicit.
Jooo! Po ne cfarë na mbetet të themi, tani!
Marko Dajtin e ka futur Flamur Noka, për t’i prishur punë Erion Veliaj.
koha juaj