Kandidati i Partisë Demokratike të vulës, Roland Bejko, deklaroi mbrëmjen e sotme se ka marrë mesazhe kërcënuese.
Ai theksoi se tashmë që është vendosur kandidat për bashkinë e Tiranës merr më tepër kërcënime se më parë.
“Unë marr përditë mesazhe kërcënuese, përditë. Jo vetëm tani në fushatë, por edhe më parë. Tani janë shtuar edhe më shumë. Përditë marrim kërcënime me emra anonimë, për ty, për familjen tënde. Është një dhunë barbare e pafalshme dhe kjo buron nga gjuha që përdorin oligarkët”, theksoi Roland Bejko.