Bebe Rexha ka goditur ashpër stereotipet që lidhen me linjat e trupit përmes një postimi të ri në Instagram.

Këngëtarja 34-vjeçare tha: “Është viti 2024. Turpi nga një trup i hollë dhe nga një trup i shëndoshë është i dëmshëm dhe përjetëson stereotipe të dëmshme”.

Artistja vazhdoi duke shpjeguar se askush nuk e di se çfarë po kalon një person dhe ai mund të hajë shumë për të përballuar ose shumë pak për të ndjerë njëfarë kontrolli në jetën e tij/saj.

Dhe ajo u ka kujtuar fansave se gjithçka ka të bëjë me të qenit ‘të shëndetshëm’ dhe jo se si duken.

Rexha në postimin e saj theksoi se njerëzit duhet të jenë të mirë me njëri-tjetrin dhe ‘të përhapin më shumë dashuri dhe dhembshuri’.

Bukuroshja ka shkuar lart e poshtë me peshën e saj gjatë dekadës së fundit dhe ka folur me krenari për veten e saj.

Kjo vjen pak kohë pasi ajo tha se nuk ka ‘pritje’ për suksesin e ‘Grammy’.

Këngëtarja është nominuar në “Grammy 2024” në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike pop” së bashku me David Guettan për hitin “One in a Million” – por pasi nuk e fitoi këtë çmim kohë më parë, Bebe po refuzon të zhgënjehet dhe nuk ka më pritshmëri.

Ajo i tha Revistës People: “Unë u mërzita shumë. I thashë vetes, ‘Nëse nuk fitoj me ‘Meant to Be’, me të vërtetë nuk mendoj se do të fitoj ndonjëherë një ‘Grammy’ për ndonjë gjë tjetër”.

“Që atëherë, ajo që po përpiqem të arrij është të mos kem pritshmëri”, tha Rexha. Pavarësisht kësaj, Bebe është e emocionuar që është nominuar për një Grammy këtë vit.