Bashkimi Evropian në një deklaratë të lëshuar sonte, theksoi se sulmet ajrore izraelite në Doha kundër udhëheqësve të lëvizjes palestineze Hamas shkelin ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Katarit, duke paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në rajonin e gjerë.

“Shprehim solidaritetin tonë të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, një partner strategjik i BE-së”, tha zëdhënësi i Kaya Kalas, kreut të diplomacisë evropiane, në një postim në platformën X.