BBC (shërbimi rus) në bashkëpunim me faqen e internetit ruse të gazetarisë investigative Mediazona (e cila është etiketuar si ‘agjente e huaj’ nga autoritetet ruse) dhe një grup vullnetarësh, kanë identifikuar emrat e 155,368 ushtarakëve rusë që u vranë gjatë pushtimit të plotë rus të Ukrainës.
Vullnetarët, të cilët nënshkruan një kontratë me ushtrinë ruse pas fillimit të luftës, tashmë përbëjnë 30% të ushtarakëve rusë të vrarë në luftë, ndërsa një vit më parë ata përbënin 15%.
Bazuar në nekrologjitë dhe deklaratat e bëra nga të afërmit e tyre, mund të konkludohet, shkruan BBC, se shumica e atyre që nënshkruan një kontratë pas vitit 2022 e bënë këtë vullnetarisht, duke vënë në dukje megjithatë se ka pasur raste shtrëngimi./kohajuaj.com
BURIMI: APE
