“Hetimet duhet të jenë efikase të shpejta, flasim për vepra penale dhe nëse nuk kryhen veprimet e shpejta rrezikohet që provat të manipulohen të fshihen.”- kështu u shpreh drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skëndaj, lidhur me fenomenin e shit blerjes së votave në zgjedhje.
Në studion e Tirana Live në ABC Neës, Skëndaj tha se edhe qarkorja e nxjerrë nga prokuroria e përgjithshmë mbi këtë cështje nuk zbatohet si duhet.
“Nga të dhënat që kemi grumbulluar, jemi në fazën ku po kërkojmë informacion për disa raste që i përkasin bashkive, Has, Tropojë e Mallakastër, të gjitha këto raste përkojnë me konstatimet tona.
Hetimet duhet të jenë efikase të shpejta, flasim për vepra penale dhe nëse nuk kryhen veprimet e shpejta rrezikohet që provat të manipulohen të fshihen.
“Kemi dalë edhe vetë në terren për të takuar qytetarët për të kuptuar nëse janë të prirur ose jo ndaj fenomenit të shit blerjes së votës. Ajo që na rezulton është se perceptimet për shitblerjen e votës janë më evidente në bashkitë veriore dhe verilindore të vendit, ndërkohë që në pjesën e bashkive jugore dhe juglindore, rastet perveptohen më pak. Ka një zbutje të perseptimit në raport me zgjedhjet në vitet e kaluara. Një qytetar në Korcë na tha ‘jam kaq i varfër sa njerëzit si unë, për lekë, janë të gatshëm të bëjnë cdo gjë’, kjo sigurisht më pas prek integritetin e zgjedhjeve, është keqardhje shumë e madhe që kushte të tilla përdoren mekanizma të tillë për procesin zgjedhor”- përfundoi Skëndaj.