Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim të shkurtër për mediat pasi doli nga Kuvendi e ka cilësuar Sali Berishën si përgjegjës për përçarjen e PD.
Akuzave për financimin rus dhe cili ishte burimi i shifrës 500 mijë euro, Basha u përgjigj:
“Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare”, duke iu referuar Berishës.
Ndërkohë sqaroi se nuk do të mungojë në fushatën e PD për zgjedhjet e 14 majit.
“Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.