Mirela Çërraga Karabina do të jetë zëdhënësja e Partisë Demokratike.
Ky është vendimi i kreut të PD-së Lulzim Basha të cilin e ka bërë të ditur vetë Karabina në një postim në “Facebook”, ku shpreh dhe falënderimin e saj.
”Një falenderim dhe mirënjohje për Kryetarin e Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, pēr Z. Enkelejd Alibeaj dhe’Anëtarët e Kryesisë së PD-së pēr vlerësimin dhe besimin që më dhanë si Zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë.
Në rrugëtimin tim profesional nē fushën më të bukur dhe një nga shtyllat e shoqërisë, edukimin e të rinjve, karakterizohem nga pergjegjshmēria e lartë për ta kryer sa më mirē këtë mision.
Në rrugëtimin politik po ashtu, me dëshirë dhe vullnet të plotë kam dhëne dhe do të jap kontributin tim për një Parti Demokratike që i shērben interesave të qytetarëve, për një Shqipēri tē mirë e të bukur për veten time, familjen dhe gjithë shoqërinē.
Kur je e vërtetë dhe i bën me zemër, çdo mundēsi kthehet në realitet”, shkruan ajo në Facebook.