Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.
Kjo vjen pas regjistrimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së bërë nga qeveria për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme që ka urdhëruar pezullimin nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit, Gazment Bardhi, thuhet se kryeministri po vepron si “avokat” i Ballukut, duke paraqitur pretendime në emër të Kuvendit të Shqipërisë pa marrë asnjëherë një mandat apo qëndrim nga vetë Kuvendi.
“Një kërkesë e tillë e Kryeministrit të Shqipërisë jo vetëm që është e pabazuar në Kushtetutë, por gjithashtu përbën një ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe synon cimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e opozitës.
