Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla bëri edhe një ndërhyrje në debatin e nxitur nga opozita për shqyrtimin e pr/ligjit për anulimin e gjobave me procedurë të përshpejtuar.

“Ju nuk mund të jeni kundër kësaj nisme. Kur të njihesh me nismën do të kuptosh se bëhet fjalë që shkon për një proces anulimi gjobash edhe përtej vitit 2014.”- tha Balla.

“Ta mbyllim këtë diskutim pa vlerë. Ndërkohë që flisnim për nismën tonë shkuam te një nismë që ka ardhur për përafrimin me Acquis Communautaire, e që ka marrë të gjitha certifikimet europianë, e këtu filluam pastaj të abuzojmë që po bën Ulsiu diçka, thua Ulsiu ka marrë dhe BE-në. “

Sipas ministrit Balla opozita do t’i bashkohet kësaj nisme sepse këtë e duan qytetarët.

“Në fund të fundit ne na kanë sjellë qytetarët këtu. Ata duan që ky proces anulimi të ndodhë. Dhe doni apo s’ doni ju kjo do ndodhë. Ju do vini si pulat në fund dhe do e votoni dhe kjo do ndodhë.” – deklaroi Balla.