“Të gjithë në PD e dinë se një pjesë e audiopërgjimit në rastin ‘Babale’, është sajesë”- deklarata vjen nga ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibesn Elezi. Në studion e NeësLine, Elezi komentoi edhe aksionin e paralajmëruar një ditë më parë nga PD, pas vendimit të Apelit, ndërsa theksoi se Salianji nuk është rasti për t’u kthyer në kauzë.
“Shpifja është veprim i pamoralshëm që nuk ka ngjyrim politik, duhet dënuar. Në rastin konkret nuk mund të them sa i implikuar ka qenë Salianji, por është vërtetuar me prova nga gjykata, por duke patur parasysh që ka një audio të sajuar ky është problem. Ta kthejnë në kauzë nuk është rasti, edhe në PD e dinë që ajo ka ndodh ka qenë një sajesë” u shpreh Elezi.
Për Elezin, Ervin Salianji nuk është një figurë e pastër politike, e për pasojë nuk mund të besohet.
“Në rastin Salianji nuk është se ai është një figurë e pastër politike, me identitet apo profil. Që këtu gënjen kur thotë 600 mijë vota. Kanë qenë kundër Berishës. Si mund të besohet kur më 8 janar i tregoi shkopin demokratëve. Kam qenë atje për të mbrojt parimin e shumicës. Është ndërata në që PD i kanë bërë të gjitha, janë të faktuara këto, jo të hamendësuara. Njerëz që nuk arrijnë të flasin për një vërtetë, nuk mund të bëhet simbol i kazuës për të vërtetën. E dinë mirë se një pjesë e audio përgjimit është sajesë”- tha Elezi.