Avokati Idajet Beqiri ka folur për masën e sigurisë dhënë nga gjykata për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Ai ka deklaruar se çfarë hapa do të ndiqen tani në Gjykatë me Malltezin, derisa të vihen në zbatim kushtet e masës “Arrest me burg pa afat”.
“Masa arrest me burg është dhënë por do të verifikohen kushtet e zbatimit të kësaj mase. Domethënë merret sot Malltezit dhe i bëhen pyetjet, bëhet verifikimi i emrit, i mbiemrit se është dhënë masa në mungesë.
I thuhet se për çfarë akuzohet, kushtet në paraburgim, pretendimet nëse duhet ta vuaj masën arrest me burg apo ka ndonjë arsye pse nuk duhet ta vuaj.
Do të pyetet për të gjitha këto, dhe nëse nuk ka asnjë arsye nga ato që njeh ligji, që mund të çoj gjykatën deri në ndryshim të masës së sigurimit, ahërerë vazhdon ekzekutohet dhe të bëjë paraburgimin”, u shpreh Beqiri në “Tirana Live”.
Më tej, ai tregoi dhe tre elementët që ka marrë parasysh gjykata për Malltezin.
“Në rastin konkret masa e sigurimit që iu dha Jamërarbër Malltezit është ‘arrest me burg pa afat’, ç’ka do të thotë që Gjykata ka pasur parasysh këto tre elementë: 1. Mund të arratiset. 2. Mund të zhduki prova, ose përpunojë dëshmitarë. 3. Mund të kryejë dhe vepra të tjera penale për të mbuluar këtë”, përfundoi avokati.