Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka folur për mediat, pasi deputeti demokrat u vetëdorëzua në policinë e Tiranës.

Braho tha se që mbrëmjen e sotme (27 shtator) Salianji do të transferohet në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin me një vit burg, vendim i marrë nga Gjykata e Apelit për veprën penale kallëzim i rremë.

“Që mbrëmjen e sotme do transferohet drejt burgut të Fierit. Detyra e shtetit, të shmangë përplasje në burgje.

Ky nuk është problemi i Salianjit, problemi është se jemi në kushtet e një vendimmarrjeje politike”, tha Braho.