Avokati Idajet Beqiri paralajmëron se do të ketë arrestime të bujshme para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se SPAK do të arrestojë Flamurën Nokën dhe Shkëlzen Berishën.

“Flamur Noka do arrestohet para zgjedhjeve. Edhe Shkëlzen Berisha, nuk do t’i gëzojë ato 5 deputetë. Patjetër, nuk e mbajnë dot dosjen. Do ta çojë se s’bën”, theksoi ai.

Beqiri tha gjithashtu se kreu i PD, Sali Berisha ka urdhëruar vrasjen e një avokati, i cili bashkëpunonte për trafik droge, me Shkëlzen Berishën.

Beqiri shtoi se kur Berisha e kuptoi, urdhëroi vrasjen e avokatit.

“Është vrarë ai avokati sepse bënte trafik droge me Shkëlzen Berishën. Për t’u mos u turpëruar djali, u vra avokati. Ka bërë krime dhe duhen dërguar në SPAK. Një krim makabër është edhe vrasja e 3 Haklajve.

Do ia dëgjoni krismën këto ditë. Ka eleminuar të ndjerin Gjon, nuk po ia them mbiemrin. Gjoni i shkretë e kishte mik Sali Berishën. Nuk e kurseu. Në Morinë, i mori eksortë serbe dhe e priti në Mitrovicë.

Të nesërmen, Saliun e mori milicia serbe. Gjoni ishte anëtar i PD. E grisi Gjoni tesën dhe i tha nuk jam tradhtar. Në 2001, Gjoni u ekzekutua. Është vrasës Saliu”, theksoi ai.