Hajdari që udhëhiqte lëvizjen e dhjetorit, PD-në, ka bërë krime nga më të shëmtuarat vetë. Hajdari me shokë edhe me njerëz që e rrethonin, ata që i mori nga mbrapa dhe i përdorte si forca speciale Berisha në Presidencë…
Në një rrëfim në vetë të parë për marsin e ‘97-ës, avokat Idajet Beqiri akuzon SHIK-un dhe Sali Berishën se po ndërhynte deri te fëmijët e kundërshtarëve. Beqiri tregoi për gazetaren Rudina Xhunga se si, njerëzit e Berishës merrnin vajza të reja, i dhunonin, përdhunonin, e dërgonin për prostitucion në Itali në ‘97-ën.
“SHIK-u kryente veprat penale të tmerrshme, eliminim edhe me mjete tepër te sofistikuara, por të rrezikshme për një komb, që i futi shërbimi i Gazidedes nën udhëheqjen e Berishës. Ata që ishin kundërshtarë politikë, që kishin mend e kulturë, ata shkuan deri te fëmijët e tyre, duke i marrë, droguar, prostituuar, dhunuar. Kjo ishte Shqipëria e atyre viteve. Deri sa ndodhi Vlora e 1997-ës, jeta ishte një skëterrë e vërtetë sepse kishim fëmijë të vegjël. Rrinte ime shoqe, e mbante për dore vajzën kudo që shkonte.
Pse? Sepse njerëz të tjerë, qoftë edhe politikanë me emër, i merrnin vajzat, i drogonin, i përdhunonin dhe sot e kësaj dite nuk po e marrin veten. Ishin udhëheqës, duke filluar nga Azem Hajdari me shokë. Pylli i Krujës e di çfarë ka parë. Vajza të reja të çdo moshe, përdhunoheshin, merreshin me dhunë. U krijua një situatë e tillë që shqiptarët jo vetëm që nuk e duronin dot, por një pjesë e madhe e tyre vdisnin para kohe, përfundonin në vrasje të vetes. Ishin politikanë këta që i bënin këto gjëra. Deri te kreu që i udhëhiqte.
Hajdari që udhëhiqte lëvizjen e dhjetorit, PD-në, ka bërë krime nga më të shëmtuarat vetë. Hajdari me shokë edhe me njerëz që e rrethonin, ata që i mori nga mbrapa dhe i përdorte si forca speciale Berisha në Presidencë. Kudo që shkonin ata bënin gjëmën. Ndalonin vajza në rrugë edhe kush ishte më e bukura e merrnin. Po mos shkonte tek ata hante plumbin kokës.
Kanë marrë nga shtëpia, ua kanë marrë prindërve nga krevati duke fjetur dhe i kanë bërë prostituta në Itali. Kur kanë parë që kanë rezistuar i kanë vrarë. Nuk janë një e dy janë krime të panumërta, ky është realitet. Hapini dosjet e asaj kohe. Asgjë që ka ndodhur nuk është zhdukur, as harruar. Hetoni, hetoni, hetoni. Mbase jo për të dënuar, por për të dëshmuar”, tha avokati Idajet Beqiri.