Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi tha se breshëria e automatikut që u përdor në atentatit në Dobraç kapi në trup edhe të ndjerën Flutura Basha e cila humbi jetën bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha.

Prençi u shpreh se autopsia nuk është bërë për faj të Prokurorisë së Shkodrës që ka shumë vakanca.

“Breshëria e automatikut që ka vazhduar për 150 metra ka kapur edhe një nga kalimtaret Flutura Bashën. Autopsia nuk është bërë për faj të Prokurorisë së Shkodrës që ka shumë vakanca.

Vakanca ka edhe në polici e gjykatë dhe është deklaruar edhe herë të tjera.

Drejtori i policisë ka qenë i pamundur të hedhë dritë një vit e ca kur janë vrarë 23 veta se organika e policisë janë të lidhur me botën e krimit.

Disa ditë para masakrës ai ka deklaruar se nuk do të qëndrojë më në policinë e Shkodrës, madje do shikojë edhe qëndrimin në policinë e shtetit pasi ne nuk jemi më zotët e policisë”, tha Prençi në emisionin Now në Euronews Albania.