Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj shkruan “Urime, Kosovë, për zgjedhjen Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s!”.