Ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’, Lutfi Hoxha, aktor i dhjetëra roleve në teatër dhe kinematografi.
Lajmin e ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi:
“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së Artë të Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”.Për shumë dashamirës të filmit shqiptar, Hoxha është babai i Tilit në filmin “Shoku ynë Tili’. Homazhet për Mjeshtrin Hoxha do të mbahen nesër në Teatrin “A.Moisiu”.