Artan Hoxha, ka folur për Laert Haxhiun, grupi i të cilit u ekspozua për të paktën gjashtë vrasje, pas rrëfimeve të Artan Tafanit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”. Hoxha tha se Haxhiu ishte kthyer në një “mit”, me lidhje shumë të fuqishme edhe me autoritetet.

“Laert Haxhiu ka patur lidhje shumë të forta. Nëse e lejon policin të ndajë para për kanabisin me këta, mos prit ta kapin.

Ky nuk largohej nga Shqipëria. Përveç kohës pas covidit, kur u goditën dy njerëz të afërt të tij. Ky është bërë personazh shumë i rëndësishëm.

Myzeqeja është prodhues kryesor bujqësor dhe ka biznese të jashtëzakonshme. Nuk funksionoje dot, nëse nuk kishte pikë kontakti. Nëse kishe emrin e këtij, merrje paprekshmërinë. Ai goditi dhe asgjësoi rrethin e Aldo Bares. Kush nuk largohej, i vendosnin eksplozivë dhe largoheshin.

Gjithë kjo kohë e gjatë, qëndronte në kërkim. Ai u kthey në mit. Kur u kap në Greqi, u duk shumë e çuditshme.

Pasqyra, apo grafia që na kanë dhënë sot, janë krime që kanë të gjithë gamën e kodit penal brenda”, deklaroi Hoxha.