Gazetarët e kronikës së zezë, Elton Qyno dhe Artan Hoxha janë paraqitur në SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë.
Sipas burimeve, për gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale” dhe për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”.
Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për “korrupsion” dhe ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”.