Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni për të folur rreth marrëveshjes për refugjatët.

Rama tha se kur Italia thërret, Shqipëria e ka për detyrë të përgjigjet, pasi vendi fqinj shtoi ai ka dhënë shumë për shqiptarët.

“Shqipëria nuk është një vend i BE, por është shtet europian. Ne jemi në Europë, jemi një shtet europian dhe na mungon U-ja përpara, por kjo nuk na pengon për të parë v\botën si europian.

Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së, sepse ka një diferencë të madhe, mes asaj që lidh Shqipërinë me Italinë dhe italianët me shqiptarët. Sikurse kam thënë në raste të tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet.

Ne na takon të përgjigjemi gjithmonë në raste kur mund të japim një ndihmesë, në këtë rast ne mund të japim një ndihmesë shumë të vogël për Italinë. Ne nuk e kemi forcën dhe kapacitetin për të qenë zgjidhja, por kemi obligimin për të dhënë një ndihmë.

Ky bashkëpunim është një diskutim i gjatë për të bërë mirë. Nuk është një rrugëdalje, por besojmë në këtë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes, është i vetmi vend i cili strehoi më shumë hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, në Shqipëri pas luftës së dytë, italianët gjetën mbrojtje te shqiptarët dhe nuk u lanë në mëshirën e fatit”, tha Rama.

Në fund të konferencës dy kryeministrat firmosën marrëveshjen për emigrantët.