Policia në Republikën Çeke njoftoi sot, të martën, 8 tetor, se ka arrestuar një burrë që besohet të jetë një nga “shpërndarësit kryesorë të pornografisë së fëmijëve homoseksualë në botë” dhe i kërkuar nga FBI-ja amerikane dhe Europoli evropian.

I dyshuari është me origjinë çeke, por ka edhe pasaportë amerikane. Identiteti i tij nuk u bë i ditur. “Kryesisht shpërndante materiale të krijuara nga të tjerët dhe jepte këshilla për abuzimin seksual të djemve të mitur ose shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve në rrjetin e errët” (Darknet).

Sipas deklaratës, oficerët ishin në gjendje të aksesonin shumë të dhëna, të cilat ishin të koduara dhe arrinin në disa terabajt.

FBI kishte ndjekur të dyshuarin për 10 vjet, por identiteti i tij më në fund u zbulua falë një operacioni ndërkombëtar të koordinuar nga Europol.

Zëdhënësja e policisë Kristina Zelinkova ka sqaruar se i dyshuari është arrestuar në shkurt, se i është caktuar masa e paraburgimit dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet me 8 vite burg.

Më herët sot, autoritetet gjermane thanë se kishin arrestuar gjashtë persona, anëtarë të një rrjeti që drejtonte një platformë Darknet me miliona imazhe pornografike për fëmijë dhe qindra mijëra përdorues. Të dyshuarit janë të gjithë gjermanë, të moshës nga 43 deri në 69 vjeç.

E pyetur për këtë, Zelinkova nuk i ka lidhur këto dy raste./ kohajuaj